​Të paktën 14 persona vdiqën në karnavalin në Nigeri

Të paktën 14 persona u vranë dhe 24 u plagosën kur një makinë u përplas me një turmë në një karnaval në qytetin portual të Kalabarit në jug të Nigerisë.

Gjithçka ndodhi dje kur një shofer i cili po ngiste shumë shpejt humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me turmën, raporton sot BBC.

Ngjarja ndodhi gjatë një parade popullore në një nga rrugët kryesore të karnavaleve, e cila ishte e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Karnavali vjetor, i cili zgjat një muaj dhe përfshin ngjarje të ndryshme, ka nisur në vitin 2004 dhe ka një numër të madh vizitorësh.

Karnavali është kthyer në festën më të madhe në rrugë në Afrikë dhe tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj gjatë muajit dhjetor.

Në këtë event marrin pjesë motoçiklistë, përfshirë të famshëm nga i gjithë vendi, të cilët shpesh kryejnë marifete me kostume të ndryshme.

Policia tha se shoferi i dehur humbi kontrollin e makinës dhe u fut në turmë dhe u arrestua.

Guvernatori i shtetit Cross River Ben Ayade njoftoi se parada e motoçikletave nuk do të vazhdonte dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm.

Aktivitetet e tjera të planifikuara për pjesën tjetër të karnavalit, i cili duhet të përfundojë natën e Vitit të Ri me fishekzjarrë, nuk janë anuluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Avokati Shefqeti për Pantiq: Nuk është liruar por vetëm i është ndërruar vendi ku ai do të qëndrojë i privuar nga lëvizja e lirë

Story i radhës

“E din krejt Kosova e Shqipëria se kush je ti, mos thuaj se je prej Drenice”, i thotë Stresi – Xhulit

Të fundit nga