Avokati Shefqeti për Pantiq: Nuk është liruar por vetëm i është ndërruar vendi ku ai do të qëndrojë i privuar nga lëvizja e lirë

Avokati, Florim Shefqeti ka thënë se edhe masa e paraburgimti edhe arrestit shtëpiak në kuptimin e kufizimit të lirisë janë të njëjta duke theksuar se Pantiq-it i është ndërruar vetëm vendqëndrimi.

Të mërkurën, ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. SIpas Shefqetit, me rëndësi është të kuptohet se i njëjti nuk është liruar por vetëm i është ndërruar vendqëndrimi.

“Ne besojmë se prokuroria ka arsye ka arsye të fuqishme pas saj edhe juridike, siç mund të jenë edhe masa të tjera që organet e ndjekjes mund të aplikojnë por  ajo që ka rëndësi për publikun është se edhe masa e paraburgimti edhe arrestit shtëpiak në kuptimin e kufizimit të lirisë janë të njëjta pra, nuk është liruar personi në fjalën por vetëm është ndërruar vendi ku  ai do të  qëndrojë i privuar nga lëvizja e lire”, ka treguar Shefqeti.

Krahas kësaj, ky i fundit ka thënë se procedura e zhvilluar ka qenë ligjore në tërsi dhe se pa kërkesën e prokurorisë, gjykata nuk mund të bëjë vazhdim të paraburgimit apo ndryshim të masës.

“Ajo çka është e rëndësishme të ceket për publikun, në kuptimin ligjor, procedura që është zhvilluar ka qenë në tërsi ligjore duke qenë se edhe caktimi i masës së pranisë të së pandehurit në procedure konkretisht masës së paraburgimit, është zhvilluar në formën ligjore ashtu që prokurori kompetent ka paraqitur kërkesë pranë gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit dhe rrjedhimisht, gjykata ka vlerësuar se arsyetimet që janë dhënë nga ana e prokurorisë kanë qenë të bazuara dhe është dhënë caktimi i masës së paraburgimit dhe pas saj, ashtu siç është raportuar sot, ishte një kërkesë nga ana e prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës opër zëvendësimin e masës së paraburgimit  për atë të arrestit shtëpiak, që në kuptimin ligjor del të jetë proceduralisht e rregullt ndërsa arsyet e kësaj kërkese nuk e kemi pare ngase nuk kanë qenë të qasshme për publikun”, ka thënë Shefqeti gjersa ka theksuar se “Ne nuk e kemi parë kërkesën që ka bërë prokuroria…gjyqtari  është i lidhur në tërsi me kërkesën e prokurorisë që në rastin konkret, të gjitha rsyet  janë nnë kërkesën e prokurorisë…pa kërkesën e prokurorisë, gjykata nuk mund të bëjë vazhdim të paraburgimit apo ndryshim të masës”.

Shefqeti vlerëson se qasja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me vendimmarrësit, në këtë rast gjyqtarin, është shqetësuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas raportimit se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, është shprehur kureshtar se cili prokuror e ka shtruar këtë kërkesë dhe cili gjyqtar e ka aprovuar atë.

“Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam kureshtar se cili është ai prokuror që e bën kërkesë dhe cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, është shprehur Kurti.

Story i mëparshëm

Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Lezhë, të dyja dalin jashtë rrugës

Story i radhës

​Të paktën 14 persona vdiqën në karnavalin në Nigeri

Të fundit nga