SUV-i elektrik Nissan Ariya i nisur nga Poli i Veriut, përfundon ekspeditën në Polin e Jugut pas 10 muajve – ja sa kilometra përshkoi

Një SUV elektrik i modifikuar, Nissan Ariya i nisur nga Poli magnetik i Veriut ka përfunduar ekspeditën e tij në Polin e Jugut pas 10 muajve, duke u bërë makina e parë që thyen këtë rekord.

SUV-i që përshkoi 30 mijë kilometra në këtë ekspeditë u drejtua nga një çift skocez.

Chris dhe Julie Ramsey nisën udhëtimin e tyre të pazakontë më 30 mars të vitit 2023 nga Poli magnetik i Veriut.

Pasi udhëtuan në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore me SUV-in elektrik të Nissan, çifti përfundoi ekspeditën më 15 dhjetor 2023, duke përshkuar më shumë se 30 mijë kilometra me modelin Ariya.

Nissan pretendon se nuk janë bërë modifikime në motorët elektrikë të dyfishtë të Ariya-s – që prodhojnë 290 kË energji të kombinuara – ndërsa SUV-i mbështetej në panele diellore, me një turbinë portative me erë dhe me priza shtëpiake për t’u rimbushur kur largohej nga zona me infrastrukturë të përshtatshme.

Në këtë SUV u bënë disa modifikime të tjera për t’ju përshtatur klimës së caktuar, megjithëse këto modifkime u përqendruan kryesisht rreth montimit të gomave të mëdha 39 inç. 

Story i mëparshëm

Tetovë, për 7 orë dënohen 105 vozitës

Story i radhës

Reshje të shiut, deri në fund të javës

Të fundit nga