Tetovë, për 7 orë dënohen 105 vozitës

Të hënën nga ora 13.00 deri në ora 19:00 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer kontroll aksion për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën janë shqiptuar gjithsej 105 masa. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar 70 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit nga të cilat 6 që tejkaluan më shumë se 70 kilometra në orë, 22 nga 50 deri në 70 kilometra në orë, e kështu me radhë.

Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 35 tejkalim të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim, nga të cilat 2 me më shumë se 50 kilometra në orë. Për të gjithë shoferët-shkelës janë shqiptuar gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa për drejtuesit më të shpejtë parashikohet pezullimi i përkohshëm i patentës së tyre nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 5 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish apelon dhe këshillon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë plotësisht shenjat, rregullat dhe rregulloret e komunikacionit që i referohen jo vetëm shpejtësisë së lejuar, por në përgjithësi.

Gjithashtu apelohen drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes se ku dhe si i parkojnë automjetet e tyre dhe të shmangin parkimin në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, pasi në këtë mënyrë vështirësojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe ngadalësojnë në masë e madhe qarkullimin në trafik.

Story i mëparshëm

Kafshët tremben nga fishekzjarrët, mace dhe qen të humbur natën e Vitit të Ri

Story i radhës

SUV-i elektrik Nissan Ariya i nisur nga Poli i Veriut, përfundon ekspeditën në Polin e Jugut pas 10 muajve – ja sa kilometra përshkoi

Të fundit nga