​Brad Pitt në plazh me të dashurën, është 30 vjet më e re se ai

Aktori i famshëm Brad Pitt dhe e dashura e tij 30-vjeçare më e re Ines de Ramon janë fotografuar të përqafuar në një shëtitje në mëngjes në plazh në Santa Barbara.

34-vjeçarja De Ramon, nënkryetare e brendit Anita Ko, e pushtoi aktorin e njohur dy vjet më parë dhe qe atëherë janë të pandarë. Ines u transferua në shtëpinë e Brad në shkurt të këtij viti, dhe çifti tani është fotografuar duke ecur buzë oqeanit.

Pas divorcit nga Angelina Jolie, Pitt u takua me gra të tjera, por asnjë nga ato marrëdhënie nuk u shndërrua në diçka serioze, derisa u takua me De Ramon.

Ines ka qenë në lidhje me yllin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley, me të cilin u martua më 2019, por tri vjet më vonë idilit martesor i erdhi fundi. Ines jeton në Los Anxhelos dhe flet pesë gjuhë – frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe anglisht. Para SHBA-së, ajo jetoi dhe studioi ekonomi në Gjenevë për tri vjet.

Brad, i cili ka gjashtë fëmijë me Jolie, është në proces divorci qe nga 2019 dhe para se të martohej me të, ai ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston.

Story i mëparshëm

Snopçe pyet BDI-në: Me cilën parti do të formoni qeveri dhe pse nuk e mbështesni Pendarovskin në rreth të dytë

Story i radhës

SHML “Kuvendi i Arbërit” nga Ferizaj, kampione e garave Republikane! Jasemine Ahmeti: Jam krenare me vashat

Të fundit nga