Tragjedia në Shkodër, reagon kryebashiaku Benet Beci: Polumbarët të bëjnë të mundur gjetjen e trupave! Të dënohet kushdo që nxiti këtë veprim

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku dyshohet se nëna me tre fëmijët e mitur është mbytur në lumin Buna, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.

Beci inkurajon trupat speciale në gjetjen sa më parë të trupave të nënës dhe dy fëmijëve, që dyshohet se janë mbytur, si dhe institucionet përkatëse për dhënien e një versioni zyrtar për rastin dhe dënimin e kujtdo që ka nxitur gruan në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë.

“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan Beci.

Trupi i vajzës së saj 9-vjeçare u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në lumin Buna, nga një peshkatar i zonës.

Story i mëparshëm

Ilir Hasani: Na duhet vota juaj që të mund t’ju përfaqësojmë me dinjitet

Story i radhës

Snopçe pyet BDI-në: Me cilën parti do të formoni qeveri dhe pse nuk e mbështesni Pendarovskin në rreth të dytë

Të fundit nga