studenti ademi reagon ndaj fillkovit nuk jemi kunder maqedonishtes por kunder mohimit te shqipes 6a0df9ad9c644

Studenti Ademi reagon ndaj Fillkovit: Nuk jemi kundër maqedonishtes, por kundër mohimit të shqipes

May 20, 2026
1 minut lexim
mevlan ademi 750x430 1 1

Njëri nga nismëtarët e protestës studentore për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve të Ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, dhe qasjes së qeverisë për këtë çështje, transmeton TV21.

Ademi shpreh habi pse, siç thotë ai, ministri Fillkov vazhdon të kundërshtojë kërkesën e studentëve edhe pas protestës masive, duke u paraqitur si “mbrojtës i gjuhës maqedonase”.

Sipas tij, studentët shqiptarë nuk kanë asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kundërshtojnë ata që, siç shkruan ai, “janë kundër gjuhës sonë amtare”.

Ai kritikon edhe kryeministrin për insistimin që çështja të dërgohet në Komisionin e Venecias, duke vlerësuar se kjo vetëm sa e zvarrit zgjidhjen e problemit. “Pse na mundoni çdo herë? Pse jeni kaq kundër gjuhës shqipe?

A ju frikëson aq shumë?”, shkruan Ademi në reagimin e tij publik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prokuroret prezantuan video dhe fotografi nga nata kritike ne diskoteken puls 6a0df86505a7d
Lajmi i mëparshëm

Prokurorët prezantuan video dhe fotografi nga nata kritike në diskotekën ‘Puls’

Të fundit nga

ShkoLartë