taravari premtuan mbyllje te plote te bixhozit dhe nuk e realizuan 6a0e15cd1eea5

Taravari: Premtuan mbyllje të plotë të bixhozit dhe nuk e realizuan

May 20, 2026
1 minut lexim
arben taravari

Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar përmes një postimi në facebook ndaj propozim-ligjit për lojërat e fatit, duke akuzuar pushtetin se ka mashtruar qytetarët me premtimet për mbylljen e bixhozit, përcjell tetova1

Taravari thotë se premtimi për mbyllje të plotë të bixhozit nuk është realizuar, ndërsa ligji i ri, sipas tij, parasheh vetëm distancë prej 500 metrash nga shkollat, me zbatim të shtyrë deri në vitin 2028.

Ai thekson se kufizimi nuk vlen për bastoret, të cilat, sipas tij, vazhdojnë të funksionojnë pranë lagjeve dhe shkollave.

Sipas Taravarit, problem mbetet edhe bixhozi online, për të cilin ai pretendon se jo vetëm që nuk mbyllet, por legalizohet dhe menaxhohet nga shteti.

“Premtuan mbyllje të plotë të bixhozit, dhe nuk e realizuan. Sot po përpiqen ta shesin si “reformë” një ligj që parashikon vetëm 500 metra largësi nga shkollat, madje me zbatim të shtyrë deri në vitin 2028.

Akoma më skandaloze, ky kufizim nuk vlen fare për bastoret. Pra, bastoret vazhdojnë të mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë; pranë lagjeve, pranë fëmijëve dhe në rrugët ku kalojnë nxënësit çdo ditë për në shkollë.

Ndërkohë, bixhozi online jo vetëm që nuk mbyllet, por legalizohet dhe menaxhohet nga vetë shteti. Kjo nënkupton bixhoz në çdo celular dhe në çdo shtëpi, pa asnjë kontroll reale dhe pa asnjë mbrojtje serioze për të rinjtë.

Nga “lufta kundër bixhozit”, pushteti ka kaluar në administrim shtetëror të bixhozit.
Kjo nuk është reformë. Kjo është mashtrim ndaj qytetarëve dhe tradhti ndaj premtimeve të dhëna”, përfundon Taravari./tetova1.mk

IMG 0872

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

studenti ademi reagon ndaj fillkovit nuk jemi kunder maqedonishtes por kunder mohimit te shqipes 6a0df9ad9c644
Lajmi i mëparshëm

Studenti Ademi reagon ndaj Fillkovit: Nuk jemi kundër maqedonishtes, por kundër mohimit të shqipes

Të fundit nga

ShkoLartë