Studentët të prirë të regjistrojnë drejtimet të cilat sjellin më shumë para

Shkup, 3 Dhjetor – Studentët në Maqedoninë e Veriut janë të prirë të regjistrojnë drejtimet të cilat sjellin më shumë para dhe jo ato për të cilat kanë më shumë interes. Paga mesatare për programerët kompjuterik në vend është 83,900 denarë dhe rrjedhimisht në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi” numri më i lartë i studentëve të regjistruar janë në këtë drejtim, përkatësisht 1,102. Nga ana tjetër, drejtimet si veterinaria, artet pamore dhe dramatike, metalurgjia janë drejt zhdukjes.

 

Studentët e Regjistruar në vitin akademik 2022/2023

  • Fakulteti i Artit Dramatik – 11 studentë
  • Fakulteti i Shkencave Pyjore – 25 studentë
  • Fakulteti i Arteve Pamore – 30 studentë
  • Fakulteti i Veterinarisë – 34 studentë
  • Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë – 47 studentë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, profesionet që dalin nga këto drejtime kanë pagat më të ulëta që është një ndër arsyet se pse studentët i shmangin këto fakultete. Nga ana tjetër, më shumë studentë ka në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike, Fakultetin Ekonomik dhe atë të Mjekësisë.

Në top 10 profesionet me pagat më të ulëta në vend janë veterinerët, edhe atë me pagë mesatare prej 24 mijë denarëve. Sipas Rami Selmani nga Oda e Veterinerëve të Maqedonisë së Veriut, veterinerët e diplomuar punojnë punë të tjera për shkak të pagës së ulët dhe kjo demotivon studentët.

“Nuk kanë interes nxënësit të shkojnë në mjekësi veterinare, të bëhet doktor të ardhshëm të veterinës, për shumë arsye, sepse është një ndër pagat më të vogla në shtet ndërsa është një ndër profesionet bazë në shtet, mos të ishte veterinaria gjithçka është e pavlerë, as mjekët human dhe as asgjë s’mund të funksionojë. Sepse çdo lloj sëmundje që vjen, vjen nga kafshët edhe parandalesat e sëmundjeve kryesore bazë i bëjnë veterinerët, e këtu në shtetin tonë gjithçka ka marrë fund me një fjalë për shumë arsye”, tha Rami Selmani, Oda e Veterinerëve të RMV-së.

Selmani shtoi se në mënyrë që ky profesion të mos zhduket, duhet urgjentisht të ndërmerren masa, siç është subvencionimi i studentëve dhe afirmimi i këtij profesioni.

“Kjo është shumë e lehtë, në qoftë se dëshiron shteti që në këtë aspekt të ecim përpara, këtu duhet të ketë subvencionime të studentëve, duhet të afirmohet sa më shumë edhe një ndër pikat kryesore është që shteti të u jep hapësirë për punësime dhe pagat të jenë mbi 600 euro, në mënyrë që studenti të ketë interes për këtë profesion”, shtoi ai.

Në Agjencinë e Punësimit sipas të dhënave të fundit, janë të evidentuar si të papunë 623 magjistra dhe 19 doktorë shkencash.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Fitorja e shtatë radhazi për kampionin

Story i radhës

Turqia dhuron karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish