Fitorja e shtatë radhazi për kampionin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepcës me rezultat 86:67 (27:8, 18:21, 23:18, 18:20) në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë. Për therandasit ishte fitorja e shtatë radhazi pas humbjeve që kishin, kurse mitrovicasit kanë gjashtë fitore e shtatë humbje.

Vendasit e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, ku qysh në fillim krijuan epërsi të lartë, 18:4, ndërsa çerekun e parë e fituan 27:8. Ylli e thelloi edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, ku më e larta ishte 37:15, por më pas mitrovicasit u këndellën paksa, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 45:29.

Therandasit për një nuancë ishin më të mirë në periodën e tretë, duke mos lënë epërsinë të shkrihej, madje edhe e ngritën atë, ndërsa në dhjetë minutat e fundit zhvillohej lojë me formalitet dhe sfida përfundon 86:67.

Te vendasit më i miri ishte Bashir Ahmed me 24 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Cadarian Raines me nëntë pikë e dhjetë kërcime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kujdesi i tepërt dëmton fëmijët

Story i radhës

Studentët të prirë të regjistrojnë drejtimet të cilat sjellin më shumë para

Të fundit nga