STUDENTET

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

May 11, 2026
1 minut lexim

Studentët e universiteteve shqiptare të RMV-së, të degës të Juridikut, të cilët protestuan së fundmi në Shkup për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nga qyteti i Kumanovës filluan mobilizimin e hapave të mëtejshëm rreth kërkesave të tyre.

Në debatin e organizuar mes studentësh në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë, ata u njohën me situatën aktuale, si dhe u këshilluan për organizimet e radhës.

“Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë, njihemi me ata, ua dëgjojmë këshillat dhe në përgjithësi jemi në qëndrimin tonë të përbashkët. Bashkimi i studentëve shqiptarë është rëndësia jonë dhe që çdo kërkesë e radhës të jetë e njëzëshme. Qëllimi kryesor i debatit të sotëm ishte në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe provimin e jurisprudencës”, deklaroi organizatori i protestave studentore, Mevlan Ademi.

“Qëllimi i këtij takimi ishte që të bisedojmë rreth protestës që realizuam, ankesa, sugjerime apo vlerësime rreth saj, me qëllim që të vazhdohet në mënyrën e njëjtë, si dhe t’i informojmë në numër sa më të madh se për çka kemi dalë dhe çka është provimi i Jurisprudencës”, shtoi studentja në UNT, Arlinda Emini.

“Realisht jemi të kënaqur, pasi që kishte vullnet për të komunikuar, për të shprehur ide të ndryshme dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë se si e shohin ata perspektiven e tyre, kauzën tonë, që na bëri të ndjehemi krenarë me faktin se ata ndihen pjesë e kësaj”, u shpreh studenti Jon Selimi.

Nga ky debat u konstatua se përderisa refuzohet kërkesa e tyre, ata do të vazhdojnë me protesta. Gjithashtu u paralajmërua se debate të tilla me studentë do të organizohen edhe në qytete tjera të vendit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 20260511 WA0024
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Balancuesin e vajton vetëm opozita, VLEN brenda dy vitesh ofroi zgjidhje ligjore

hamza rasti me remin nuk eshte i njejte limaj u largua nga pdk ja dhe formoi parti politike 6a024b38d7f48
Lajmi i radhës

Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë