hamza rasti me remin nuk eshte i njejte limaj u largua nga pdk ja dhe formoi parti politike 6a024b38d7f48

Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike

May 11, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se rasti i Rrustem Mustafa nuk mund të krahasohet me atë të Fatmir Limaj, pasi sipas tij, Mustafa asnjëherë nuk është larguar nga PDK-ja dhe nuk ka themeluar subjekt tjetër politik.

Në emisionin “Pressing”, Hamza tha se Rrustem Mustafa ka qenë vazhdimisht pjesë e PDK-së dhe ka kontribuar për partinë në çdo proces zgjedhor.

“Rrustem Mustafa asnjëherë nuk u largua nga PDK-ja dhe nuk ka formuar subjekt të vetin. PDK ka demokraci, nuk është situatë e njëjtë. Asnjëherë Rrustem Mustafa nuk ka pasur subjekt politik dhe në çdo zgjedhje ka lobuar për PDK-në”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se në PDK ekziston demokraci e brendshme dhe se jo të gjithë brenda partisë mendojnë njësoj për çdo çështje politike.

“PDK-ja ka demokraci të brendshme dhe nuk mendojmë të gjithë në mënyrë uniforme”, tha Hamza.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

studentet shqiptare ne rmv gati per protesten e radhes vazhdojne kembenguljet per dhenien e provimit te jurisprudences ne shqip organizatori ademi te jemi te bashkuar 6a0238507f98c
Lajmi i mëparshëm

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës/ Vazhdojnë këmbënguljet për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, organizatori Ademi: Të jemi të bashkuar

a duhej te ndodhte puthja e ndrenikes ndaj veliajt grida duma flet per gjyqin e komentuar ne publik 6a024b9288bbb
Lajmi i radhës

A duhej të ndodhte puthja e Ndrenikës ndaj Veliajt? Grida Duma flet për gjyqin e komentuar në publik

Të fundit nga

ShkoLartë