a duhej te ndodhte puthja e ndrenikes ndaj veliajt grida duma flet per gjyqin e komentuar ne publik 6a024b9288bbb

A duhej të ndodhte puthja e Ndrenikës ndaj Veliajt? Grida Duma flet për gjyqin e komentuar në publik

May 11, 2026
1 minut lexim

Grida Duma ka komentuar këtë mbrëmje në “Top Story” puthjen në ballë të aktorit Robert Ndrenika ndaj Erion Veliajt në sallën e gjyqit.

“Ndërsa ndjekim gjyqet që lidhen me figurat e larta politike, nisur në ditët e fundit, gjyqi i Erion Veliajt i cili ka kërkuar me domosdoshmëri që gjyqet të jenë publike, me kamera, me dyer të hapura dhe vëmendja e publikut të jetë aty për të krijuar përshtypjen, sepse mbi përshtypjen shumë politikanë kanë bindjen se po gjykohen mbi perceptime dhe jo fakte.

Dhe këtu ka nisu analiza, përplasja, konkretësia objektive apo subjektive do thonin disa midis politikës dhe SPAK, midis drejtësisë dhe pushteti politik.

Një tjetër gjyq është bërë sa i përket artistëve që u gjendën në sallën e gjyqit dhe e mbështetën, dhe sidomos artisti i madh Robert Ndrenika.

Kjo valë komentesh, analizash, qëndrimesh, gjykimesh, e ka bërë automatikisht të vijmë sonte me një temë kryesore me fokus që nis nga kjo, nga e drejta ose jo për të mbështetur në një mënyrë të caktuar nga figurë e madhe publike që gëzon kredenciale të larta dhe morale artistike dhe si përthyhet kjo në ndjesitë e opinionit  publik, e shqiptarëve, të cilët kanë lente të ndryshme për të kuptuar sesi jeta kryqëzon këto dy dimensione, artin dhe politikën”, u shpreh Duma.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hamza rasti me remin nuk eshte i njejte limaj u largua nga pdk ja dhe formoi parti politike 6a024b38d7f48
Lajmi i mëparshëm

Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike

negociatori iranian thote se teherani eshte i pergatitur per cdo opsion 6a024bddcabe9
Lajmi i radhës

Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgatitur për çdo opsion”

Të fundit nga

ShkoLartë