IMG 20260511 WA0024

Mexhiti: Balancuesin e vajton vetëm opozita, VLEN brenda dy vitesh ofroi zgjidhje ligjore

May 11, 2026
1 minut lexim

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja” ka folur për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione dhe ndryshimet ndër vite sa i takon këtij procesi.

Sipas tij, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve ka qenë më i rregulluar kur nuk ka ekzistuar mekanizmi i balancuesit. VLEN brenda dy viteve, siç tha ai, e ngriti këtë çështje në nivel ligjor duke ofruar zgjidhje ligjore.

“Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve më mirë ka lëvizur në periudhën 2002–2015, kur nuk ka pasur balancues, sepse janë bërë marrëveshje në bazë të partnerëve të qeverisë. Janë bërë marrëveshje politike se sa shqiptarë, sa maqedonas dhe sa pjesëtarë të komuniteteve të tjera do të punësohen. Madje, të gjitha punësimet kanë qenë të koncentruara te zëvendëskryeministri i parë shqiptar. Në atë periudhë nuk ka pasur balancuesin që e vajtojmë aq shumë sot. Pas 20 vitesh, VLEN brenda dy viteve e ngriti këtë çështje në nivel ligjor, duke ofruar zgjidhje ligjore”, ka thënë Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkon ne malesi te madhe adion puka kerkon doren e fabjola elezajt tek familja 6a023122ee10d
Lajmi i mëparshëm

Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘dorën’ e Fabjola Elezajt tek familja?

studentet shqiptare ne rmv gati per protesten e radhes vazhdojne kembenguljet per dhenien e provimit te jurisprudences ne shqip organizatori ademi te jemi te bashkuar 6a0238507f98c
Lajmi i radhës

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës/ Vazhdojnë këmbënguljet për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, organizatori Ademi: Të jemi të bashkuar

Të fundit nga

ShkoLartë