Starlink lansoi satelitët që do të ofrojnë shërbime celulare nga hapësira për këdo në planet

Kompania me mision hapësinor e Elon Muskut, SpaceX lansoi më në fund në hapësirë edhe 21 satelitë të Starlinkut.

Lansimi i këtyre satelitëve ishte paraparë të bëhej nga mesi i dhjetorit, por që nuk u realizua.

Por, ajo që është e veçanta e këtij lansimi të fundit është se në mesin e 21 satelitëve të Starlinkut, gjashtë prej tyre do të ofrojnë për operatorët shërbime celulare.

SpaceX tha në një deklaratë se satelitët do t’ju mundësojnë operatorëve të rrjetit celular në mbarë botën të ofrojnë akses global të pandërprerë në mesazhe, telefonata dhe shfletim, kudo, përfshirë në tokë, liqene ose ujëra bregdetare.

“Kjo do të ofrojë lidhjen e shërbimeve celulare kudo në Tokë. Kështu që kjo është një zgjidhje e shkëlqyeshme për vendndodhjet pa lidhje celulare, megjithatë nuk do të thotë se është konkurruese me rrjetet celulare ekzistuese tokësore”, shkroi Musk në X.

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Me Mickoskin do të takohem në Klubin e deputetëve, në Kuvend ose në ndonjë kafene në rrugën “Maqedonia”

Story i radhës

Kovaçevski nuk do të marrë rrogë me rritje prej 400 eurove, thotë se po punohet për uljen pagave të funksionarëve

Të fundit nga