Zbulohen dy parcela me kanabis në Krujë, arrestohet 39 vjeçari

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë, ai ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë.

Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Story i mëparshëm

Kujdes sot dhe nesër! Bllokohen disa rrugë në Tetovë

Story i radhës

Roza Lati flet për ish-partnerin: Mora ilaçe që të ngelja shtatzënë, por…

Të fundit nga