Kovaçevski: Me Mickoskin do të takohem në Klubin e deputetëve, në Kuvend ose në ndonjë kafene në rrugën “Maqedonia”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk do të ketë asnjë takim të fshehtë me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se takimi do të jetë transparent.

“Nuk kemi biseduar këto ditë duke pasur parasysh që kishim festa fundviti. Kur do të bisedoni? Do të shohim. Unë nuk shoh nevojë të kemi takime të fshehta. Kur të kemi takime do të jetë takim që do të mbahet në ambient publik. Ose te Klubi i deputetëve ose në Kuvend, ose në rrugën Maqedonia në ndonjë kafene, është e njëjtë”, tha Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Gjykata vendos përfundimisht, rifillojnë punimet në rrugën A

Story i radhës

Starlink lansoi satelitët që do të ofrojnë shërbime celulare nga hapësira për këdo në planet

Të fundit nga