Kovaçevski nuk do të marrë rrogë me rritje prej 400 eurove, thotë se po punohet për uljen pagave të funksionarëve



-Unë nuk do të kem rritje të pagës, sepse unë me 28 janar…do të ketë seancë në Kuvend ku do të hyjë në fuqi Qeveria teknike, me kryeministër teknik, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur nëse edhe ai do të marrë pagë 400 euro më të madhe, shkruan TV21. I pyetur për zgjidhjen ligjore për uljen e pagave te funksionarët, Kovaçevski thotë se e ka pyetur grupin e punës dhe se të njëjtit kanë thënë se po punojnë për propozimin që duhet të dorëzohet në Kuvend.

“Rreth pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Kryetar komunash, gjykatës, prokurorë, deputetë, drejtorë, 21 ministra, sa i përket kësaj, ka grup pune që punon në propozim që duhet të dorëzohet në Kuvend dhe Kuvendi ta thotë fjalën e fundit”, shtoi Kovaçevski./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Starlink lansoi satelitët që do të ofrojnë shërbime celulare nga hapësira për këdo në planet

Story i radhës

Sot 4 vite nga arrestimi i Nezir Mehmetajt në Serbi, vazhdon të mbahet në burgjet serbe

Të fundit nga