Voska Sport ka Ohri ka pësuar disfatë minimale 1:0 përballë rivalit direkt për inkuadrim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Vardari nga Shkupi.
“Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, ndërsa golin e fitores mysafirët e shënuan gjatë pjesës së dytë, e cila foli në anën tonë, por që realisht fati nuk ishte në anën e Voska Sport.
Mungesa e kapitenit Izair Emini ishte evidente, ndërsa gëzon fakti se edhe pas kësaj disfate, Voska Sport vazhdon të ruajë pozitën e dytë në renditje me 55 pikë, 3 më shumë se Vardari i vendit të tretë.
Ndeshjen e radhës, që në program është javën e ardhshme, do ta zhvillojmë në terren vendas kundër skuadrës së Besës nga Dobërdolli”, shkruan në faqen e GC Voska.