Skandaloze/ Komuna e Vitisë mohon qasjen në dokumente zyrtare: Ndërtime pa leje në Viti, kritika për favorizim dhe mosndëshkim

Në Kosovë, aktiviteti i sektorit të ndërtimit është shoqëruar në vazhdimësi me kritika për sipërfaqet, mbindërtimet, ndërtimet pa leje dhe çështje të tjera ku janë përfshirë edhe krerët e institucioneve përgjegjëse për përfitime të paligjshme dhe korrupsion.

Në disa vendime ad-hoc, që synojnë frenimin e ndërtimeve pa leje, ose marrjën e lejës së ndërtimit, me qëllim përfitimi, dyshohet se ka ndërmjetësim nga persona të afërt me qeverinë lokale, ku pas një hetimi katër mujor, kanë ndodhur fenomene të tilla edhe në komunën e Vitisë.

Në komunën e Vitisë sektori i ndërtimit është më i vonshëm se në komunat (qytetet) tjera, por tani është ndër më kryesorët në ekonominë e këtij qyteti. Vitet e fundit, aktiviteti i tij është shoqëruar me kritika për informalitet të lartë dhe qarkullim të kapitalit financiar të dyshimtë.

Dyshime edhe më të mëdha lindin kur refuzohet qasja në dokumente zyrtare, që është shkelje e rëndë ligjore nga zyrtarët e komunës së Vitisë.

Kërkesa sipas ligjit për qasje në dokumente zyrtare “LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE”, është bërë më 15 nëntor nga Agjencia e Lajmeve Kosova Info dhe OJQ-ja Vullneti Rinor, si pjesë e përbashkët e Projekti “Do ta mbrojmë qytetin”, të njëjtën ditë e kanë konfirmuar edhe zyra për informim te Komunës së Vitisë dhe janë njoftuar të gjithë zyrtarët përgjegjës për kërkesën për qasje në dokumentet zyrtare, por edhe sot me datën 12.09. 2022, zyrtarët e komunës së Vitisë heshtin, ku sipas ligjit duhet të përgjigjën brenda shtatë ditëve, ose në rast refuzimi apo kufizimi,gjithashtu  duhet të njoftohemi brenda shtatë ditëve,atëher edhe  kur mbaron afati ligjor, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesën tonë, përveç asaj të zyrës së informacionit, si konfirmim i marrjes së emailit dhe kërkesës së bërë.

Sipas hulumtimit të Kosova.info në bashkëpunim me OJQ-në – Vullneti Rinor, dyshohet se në këtë sektor janë ndërthurur interesa klienteliste, pas të cilave qëndrojnë zyrtarë që favorizojnë kompanitë ndërtimore në dëm të ligjit dhe përfitojnë ilegalisht nga ky sektor.

Gjatë këtij hulumtimi janë intervistuar 19 persona, përfshirë pronarë të objekteve, ku pas lejimit të qasjes në dokumente zyrtare do të publikojmë edhe vështirësitë e marrjes së lejes së ndërtimit, apo obligimet dhe përfitimet e paligjshme nga njerëzit e pushtetit komunal.

Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura nga komuniteti, e të cilat gjatë këti hulumtimi janë mbështetur edhe nga përfaqësuesit e partive opozitare si dhe aktivistët civil dhe medial ka qenë qasja selektive e komunës ndaj parregullsive urbane në qytetin e Vitisë, duke treguar vendosmëri për zbatimin e ligjit vetëm në rastet që konsiderohen si “të lehta” dhe shpallja e qytetarëve nderi dhe ngritja e përmendoreve të figurave të ndryshme ndërkombëtare, të cilat nuk kanë lidhje me qytetin e Vitisë, dhe ku edhe nga këto situata janë bërë shkelje dhe keqpërdorime të mjeteve zyrtare dhe mjeteve vullnetare nga qytetarët e komunës së Vitisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini: Do të ndërtojmë deponinë rajonale sipas standardeve evropiane

Story i radhës

Haaland: Tani dua vetëm një gjë

Të fundit nga