Haaland: Tani dua vetëm një gjë

Kampionatet janë ndalur për shkak të Kupës së Botës dhe në pritje të Krishtlindjes, edhe pse në Premier League, siç e ka për traditë do të luajë në ditët e fundit të vitit, megjithatë Erling Haaland ka vetëm një gjë në mendje: të luajë futboll.

Sulmuesi norvegjez i Manchester City-t ndodhet në Abu Dhabi në grumbullim me klubin (që do të luajë kundër Liverpool-it më 22 dhjetor në Kupën e Ligës) dhe ka dhënë disa deklarata për The National News.

“Është shumë e bukur të shikosh Botërorin në Katar edhe pse do të preferoja të isha atje dhe ta luaja. Kjo Kupë e Botës ka treguar se si një gabim i vetëm mund të kushtojë shumë”, ka thënë Haaland.

Në lidhje me periudhën e pushimit dhe si e ka përjetuar: “Duhet të pranoj se e kam shfrytëzuar këtë moment për të pushuar dhe për të rifituar energjitë. Më duhej”.

Përsëri në lidhje me Botërorin: “Nuk e fsheh se ëndrra është ajo që ta luaj një ditë me Norvegjinë dhe do të bëj gjithçka është e mundur për t’ia dalë”.

Në lidhje me Manchester City-n: “Jemi të përqendruar që tani për ndeshjen e radhës që na pret kundër Liverpool-it. Në përgjithësi e kemi mendjen që tani te fusha dhe ndeshjet që na presin. Objektivi është që të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm”/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandaloze/ Komuna e Vitisë mohon qasjen në dokumente zyrtare: Ndërtime pa leje në Viti, kritika për favorizim dhe mosndëshkim

Story i radhës

Ish-deputeti i PS-së flet për shembjen e “Prestige Resort”: Institucionet duhet të sigurojnë të drejtën e ankesës, më pas…

Të fundit nga