Kryetari i Levicës dhe deputeti i Kuvendit, Dimitar Apasiev, e shau publikisht presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, pasi dje u publikua propozimi i modifikuar francez për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
“Pendarovski p… i ”, ka shkruar deputeti në profilin e tij në Facebook.
Paraprakisht, Pendarovski në Samitin e NATO-s në Madrid deklaroi se e ka parë, siç tha ai, propozimin e modifikuar francez dhe se për ne ka qenë “shumë më mirë në krahasim me atë të mëparshëm”.
Ndryshe, e majta do të marrë pjesë sot në orën 19:00 në protestat para Qeverisë për mospranimin e propozimit francez.