MPB: Për 6 muaj kemi arrestuar 210 kriminelë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në 6 muajt e parë të këtij viti ka arritur të kap gjithsej 210 kriminelë, të cilët kanë qenë objekt i bastisjes sipas urdhëresave të pranuara nga Gjykata Themelore Penale Shkup dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup, Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Burgut të Idrizovës, Burgut të Shkupit, dhe institucioneve tjera. Bëhet fjalë për persona të dënuar, persona ndaj të cilëve ka masa paraburgimi, persona që janë larguar dhe persona që kanë arritur të ikin nga burgjet.

“Janë privuar nga liria 210 persona të dënuar me gjithsej 322 vjet e 9 muaj burgim, të cilëve konkretisht së bashku iu kanë mbetur edhe 228 vjet e 4 muaj të tjerë për vuajtje të dënimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U la në burg për grabitjen në vilën e Marco Verrattit, flet shqiptari

Story i radhës

SKANDALOZE/ Apasiev shan publikisht Pendarovskin: P***..! (FOTO)

Të fundit nga