a ploteson hmpv kriteret per te qene pandemi e permasave te covidit ja cka thote infektologu 6780ced084fc0

A plotëson HMPV kriteret për të qenë pandemi e përmasave të Covidit, ja çka thotë infektologu

January 10, 2025
min lexim

Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe zakonisht shfaqet gjatë dimrit dhe kah fundi i vjeshtës. Ai e ka krahasuar këtë virus me gripin, duke theksuar se në shumicën e rasteve, simptomat janë të lehta dhe përfshijnë ethe, lodhje, plogështi, zënie hundësh dhe kollitje. Në raste më të rënda, mund të ndodhin fishkëllima të mushkërive dhe komplikacione të tjera si bronkiti apo pneumonia.

‘’Është një virus që manifestohet me manifestime klinike zakonisht të lehta që shfaqen me ethe lodhje, plogështi zënie hundësh e kollitje e në raste më të rënda ndonjëherë mund të ketë edhe fishkëllima të mushkërive dhe kjo pra është forma më e zakonshme e tij në shumicën e rasteve. Pra ky kalon lehtësisht, në formën e një ftohjeje të zakonshme dhe në shumicën e rasteve përfundon kështu ndërsa në  raste më të rënda mund të manifestohet me bronkit infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo edhe me formë të prekjes së mushkërive në formë të pneumonisë’’, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se HMPV mund të kalojë lehtësisht si një ftohje e zakonshme, por në disa raste më të rënda, mund të kërkojë trajtim serioz, përfshirë oksigjen dhe ndihmë mjekësore të specializuar. Ata që janë më të rrezikuar janë ata me imunitet të dobët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike të mushkërive, astmë, ose diabet. Fëmijët parashkollorë dhe foshnjat gjithashtu mund të preken, dhe mund të shfaqen forma më të rënda të infeksionit në rastet e caktuara.

‘’ Në rastet e tilla manifestime klinike janë më të rënda kërkojnë mjekim serioz nganjëherë mjekim me oksigjen, zakonisht këto shfaqen më shumë te personat me imunitet më t dobët te të moshuarit ,personat me sëmundje kronike të mushkërive, personat që vuajnë nga astma e nga sëmundje tjera’’, deklaroi Ahmeti.

Krahas simptomave klinike të zakonshme të gripit sipas Ahmetit  diagnoza e HMPV mund të bëhet më e saktë me teste të specializuara, duke përfshirë testet PCR dhe analiza të tjera të mostreve nga gryka apo hunda.

‘’ Krahas shenjave klinike të një gripi të zakonshëm ku diagnoza klinike është vështire e dallueshme nga viruset respirator atëherë kjo mund të vërtetohet  me teste specifike me marrjen e një mostre nga gryka apo hunda dhe  verifikime me të ashtu quajturin testet e pcr por edhe të tjera’’, theksoi infektologu Ahmeti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ish presidenti carter prehet prane bashkeshortes se tij ne plains te
Story i mëparshëm

Ish-Presidenti Carter prehet pranë bashkëshortes së tij në Plains të Xhorxhias

image 1
Story i radhës

Стружанец ќе вози Мерцедес Бенз Е220д, освоен е премиум ЏЕКПОТOT на Видеолотарија

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë