Martinez kërkohet nga skuadra angleze

Manchester United ka bërë një ofertë për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

“Manchester Evening News” ka raportuar se bëhet fjalë për një ofertë prej 43 milionë eurosh.

Kurse, nga “Sky Sports News” është raportuar se bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, teksa ka sinjale pozitive që një marrëveshje mund të arrihet.

Martinez thuhet se e dëshiron kalimin në “Old Trafford” për të punuar sërish me trajnerin, Erik ten Hag.

Për mbrojtësin argjentinas interesim ka shprehur edhe Arsenali, teksa pritej se klubi nga Londra do të bënte një tjetër ofertë për të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SKANDALOZE/ Apasiev shan publikisht Pendarovskin: P***..! (FOTO)

Story i radhës

Johnny Depp nuk do të kthehet në rolin e Jack Sparrow, të paktën jo në projektin e tij të ardhshëm!

Të fundit nga