Këngëtarja Luar Arani dhe Sardi Strugaj u bënë kryefjalë e mediave disa kohë më parë pasi u përfolën se dyshja kishin nisur një romancë.
E gjitha nisi kur Luar postoi në Instagramin e saj një foto ku shfaqej pranë Sardit me përshkrimin, “Veç i imi”. Të njëjtën gjë e bëri dhe artisti në Instagramin e tij dhe kështu fansat nisën të aludonin për një lidhje dashurie.
Por këto dyshime u hodhën poshtë nga vetë artistët të cilët janë shprehur nëpër intervista se mbishkrimi “Vec i imi” ishte titulli i këngës me të cilën ata bashkëpunuan.
Sardi Strugaj
E ftuar së fundmi në “Ftesë në pesë”, Luar ka sqaruar dhe njëherë si nisi e gjithë “zhurma” që u krijua në rrjetet sociale dhe çfarë raporti ka ajo me këngëtarin.
Sardi Strugaj dhe Luar Arani
“Shumë njerëz… kështu filloi në fakt, në publikuam foton, titulli ishte “Veç ii mi” dhe komentet me thënë të drejtën nuk i prisnim aq shumë ‘sa shkoni, sa shkoni’, ‘sytë njësoj, flokët njësoj’ që në fakt nuk është e vërtetë sepse ne menduam se ishte më se e dukshme që ishim të dy me të zeza në një sfond të bardhë, nuk është se ishim në një kafe edhe ne postuam foton, dukej që ishte një lloj klipi por mesa duket njerëzit nuk donin të shikonin atë gjë dhe u përhap gjithandej. Kemi një kimi shumë të mirë edhe nuk është se e përjashtojmë se do të bëjmë ndonjë bashkëpunim tjetër, jemi gjithë kohës në të njëjtin studio, e kam shumë mik”- u shpreh artistja.
Sardi Strugaj dhe Luar Arani
Risjellim në kujtesë se Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Pas një pushimi ajo është bërë sërish aktive në muzikë duke sjellë shumë projekte të reja shumë shpesh.
Nga ana tjetër, Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor” dhe që atëherë ka qenë pjesë aktive e muzikës me projekte të reja.