shtetasi i kosoves arrestohet ne bllace transportonte mallra te markave te njohura pa dokumentacion perkates 6a2704e4e6042

Shtetasi i Kosovës arrestohet në “Bllacë”: Transportonte mallra të markave të njohura pa dokumentacion përkatës

June 8, 2026
1 minut lexim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një shtetas 42-vjeçar të Kosovës, pasi gjatë kontrollit të një automjeti transportues me targa të Kosovës në rrugën Bllacë-Shkup u gjet një sasi e madhe mallrash të markave të njohura dhe mallrash të tjera pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Sipas policisë, personi është ndaluar në stacion policor nën dyshimet për vepra penale që lidhen me kontrabandën dhe shkeljen e të drejtave të markave tregtare, ndërsa mallrat janë konfiskuar. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

“Më 7 qershor 2026, rreth orës 19:15, në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, pranë tunelit të Bllacës, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion kanë privuar nga liria R.Sh. (42) nga Kosova. Gjatë kontrollit të automjetit transportues “Volkswagen Transporter” me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte ai, është gjetur një sasi e madhe mallrash të markave të njohura dhe mallra të tjera të ndryshme, për të cilat nuk posedonte asnjë dokumentacion. Për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale sipas neneve 278 dhe 278-a të Kodit Penal, ai është ndaluar në stacion policor, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

brikena dhe mateo bashke pas ndarjes 6a27023baab02
Lajmi i mëparshëm

Brikena dhe Mateo ‘bashkë’ pas ndarjes

kapet ne aeroportin e shkupit grabitesi i dyshuar i bastores ne tetove tentoi te largohej nga vendi pas grabitjes me thike 6a27065c42ec8
Lajmi i radhës

Kapet në Aeroportin e Shkupit grabitësi i dyshuar i bastores në Tetovë – tentoi të largohej nga vendi pas grabitjes me thikë

Të fundit nga

Brikena dhe Mateo ‘bashkë’ pas ndarjes

Vetëm pak ditë pasi bënë publike ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo kanë befasuar ndjekësit duke u shfaqur sërish krah njëri-tjetrit në një fotografi të përbashkët. Mirëpo, ky ribashkim nuk ka të
ShkoLartë