brikena dhe mateo bashke pas ndarjes 6a27023baab02

Brikena dhe Mateo ‘bashkë’ pas ndarjes

June 8, 2026
1 minut lexim

Vetëm pak ditë pasi bënë publike ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo kanë befasuar ndjekësit duke u shfaqur sërish krah njëri-tjetrit në një fotografi të përbashkët. Mirëpo, ky ribashkim nuk ka të bëjë me jetën e tyre private. Dyshja ka treguar se përtej ndryshimeve në marrëdhënien e tyre emocionale, ata do të ruajnë një raport profesional.

Arsyeja e këtij pozimi është projekti i tyre i ri televiziv. Prej ditësh është konfirmuar se të dy do të jenë pjesë e formatit të njohur veror “Top Arena” në Top Channel.

Në imazhin e publikuar nga moderatori Edi Manushi, Mateo dhe Brikena shihen duke pozuar së bashku me stafin, plot buzëqeshje. Ky detaj dëshmon se ata janë gati të nisin këtë rrugëtim të ri televiziv pa lënë që ndarja të ndikojë në punën e tyre.

Tashmë statusi i tyre është i qartë: bashkëpunëtorë të përkushtuar në ekran për të dhuruar një super sezon televiziv.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

netanyahu po permbahemi kemi pezulluar sulmet ndaj iranit 6a2701716f6cd
Lajmi i mëparshëm

​Netanyahu: Po përmbahemi, kemi pezulluar sulmet ndaj Iranit

shtetasi i kosoves arrestohet ne bllace transportonte mallra te markave te njohura pa dokumentacion perkates 6a2704e4e6042
Lajmi i radhës

Shtetasi i Kosovës arrestohet në “Bllacë”: Transportonte mallra të markave të njohura pa dokumentacion përkatës

Të fundit nga

ShkoLartë