shtepia e bardhe nominon ambasadore per ne bosnje serbi dhe mal te zi 6a1e8bd33165d

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

June 2, 2026
min lexim

Përmes një dekreti, Shtetet e Bashkuara kanë nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së.

Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas.

Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë.

Ndërkaq sa i përket Kosovës, Uashingtoni ende nuk ka ndonjë njoftim, teksa Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Në fund të majit të këtij viti, para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan është paraqitur i nominuari për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.

Para senatorëve ai shpalosi prioritetet e tij kryesore nëse zgjidhet ambasador, duke thënë se ato do të jenë mbrojta e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit të 1 qershorit, SHBA-ja ka nominuar edhe ambasadorë për në El Salvador, Azerbajxhan, Mbretërinë e Kamboxhias, Guinenë Ekuatoriale, Moldavi, Indonezi, Bullgari, Republikën e Trinidad dhe Tobagos, Paraguai, Kolumbi, Lituani, Egjipt, Brazil, Ekuador, Gambi, Sierra Leone dhe Kenia.

Procedura e nominimit të ambasadorëve të SHBA-së bazohet në parimin kushtetues të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit.

Presidenti së pari nominoi kandidatin për ambasador, i cili mund të jetë diplomat karriere ose person i emëruar politikisht. Më pas, nominimi dërgohet në Komitetin e Senatit për Punë të Jashtme, i cili e shqyrton kandidimin.

Komiteti shpesh organizon seanca dëgjimore në të cilat kandidatët për ambasadorë u përgjigjet pyetjeve të senatorëve lidhur me politikën e SHBA-së, vendin ku do të shërbejë si ambasador dhe tema të tjera të rëndësishme. Komiteti voton për nominimin dhe i dërgon rekomandim përbërjes së plotë të Senatit.

Nëse nominimi miratohet, ai më pas dërgohet për votim në Senat.

Vetëm pasi Senati ta konfirmojë kandidatin me shumicë votash, presidenti amerikan e emëron zyrtarisht ambasadorin.

Ambasadori i ri më pas shkon në vendin pritës dhe dorëzon letrat kredenciale te kreu i shtetit, duke e marrë zyrtarisht detyrën.

Ndryshe nga shumë shtete të tjera, ambasadorët e SHBA-së nuk e fillojnë menjëherë detyrën pas nominimit nga presidenti. Konfirmimi nga Senati është një mekanizëm të rëndësishëm kontrolli i pushtetit ekzekutiv dhe shpesh mund të zgjasë me javë ose muaj, veçanërisht nëse ka polemika politike rreth kandidatit. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama do ta transformojme pallatin e kongreseve duke ruajtur identitetin e tij 6a1e8b6f6075e
Lajmi i mëparshëm

Rama: Do ta transformojmë Pallatin e Kongreseve duke ruajtur identitetin e tij

zeri smjafton ndaj padrejtesive rezarta tregon pse nuk reagoi per protestat e fundit 6a1e8c9f2cf76
Lajmi i radhës

‘Zëri s’mjafton ndaj padrejtësive,’ Rezarta tregon pse nuk reagoi për protestat e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë