rama do ta transformojme pallatin e kongreseve duke ruajtur identitetin e tij 6a1e8b6f6075e

Rama: Do ta transformojmë Pallatin e Kongreseve duke ruajtur identitetin e tij

June 2, 2026
min lexim

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konkursin Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.

Kryeministri u shpreh se ndërtesa ka probleme serioze, por do të transformohet duke ruajtur identitetin dhe duke e kthyer në një pikë strategjike turizmi.

“Dua vetëm të falënderoj të gjitha studiot pjesëmarrëse. Ka qenë një pjesëmarrje e konsiderueshme. Një vendim jo i lehtë për të zgjedhur 5 finalistët. Dua të falënderoj edhe Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha janë të standardeve më të larta ndërkombëtare, jo vetëm për nga pjesëmarrja e arkitektëve më të mirënjohur apo përbërja e jurive ndërkombëtare, por edhe për nga procedurat e ndjekura. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 në proces, 3 masterplane.

Janë 20 objekte publike për zhvillim. Gjithë thelbi i aktivitetit të Korporatës Shqiptare të Investimeve është që, duke vënë në dispozicion prona shtetërore në nevojë për zhvillim, të marrë mbrapsht përfitueshmëri të lartë financiare në funksion të publikut. Përfitueshmëria e korporatës nga kjo fazë e parë është e kuantifikuar, e vlerësuar në kontratat e lidhura, 523 mln euro, në përfitimin direkt të shtetit nga ky aktivitet.

Përfitueshmëria ekonomike e kontraktuar është mbi 1 mld euro. Sipërfaqja e tokës për këto projekte është 46 mijë e 700 m². Ndërsa ajo e përfituar për nevojat e shtetit është 267 mijë metra katrorë. 355 mijë janë të përfituara nga sipërmarrja. Shteti ka nevojat e veta. Jo duke i dhënë ato me kosto dhe përfitime simbolike, por duke u kthyer në një zotërues të madh asetesh me vlerë që janë në dispozicion të shtetit.

Kemi akoma sot një numër hapësirash që janë me qira dhe paguajnë për pronarë privatë. Këtu po ndodh një spostim i rëndësishëm për zotërimin e aseteve nga shteti dhe po ndodh një transformim i strukturës urbane. Pallati i Kongreseve është ashtu sikur e thatë edhe ju. Ndërtesa ka probleme serioze, është koha për një transformim duke ruajtur identitetin e saj. Thirrja nënkupton dhe zhvillimin e një objekti pranë Pallatit të Kongreseve. Qëllimi është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, e cilësisë së hapësirave, e gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës si kryeqytet. Duke krijuar edhe këtu jetë si rreth e rrotull gropës së stadiumit”, u shpreh Kryeministri Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qeveria ne detyre mban mbledhje dhe merr disa vendime 6a1e8af308f2d
Lajmi i mëparshëm

Qeveria në detyrë mban mbledhje dhe merr disa vendime

shtepia e bardhe nominon ambasadore per ne bosnje serbi dhe mal te zi 6a1e8bd33165d
Lajmi i radhës

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

Të fundit nga

Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, 11 të vdekur

Sulmet ruse kanë shkaktuar të paktën 11 viktima në mbarë Ukrainën, katër prej tyre në Kiev, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha të Moskës në muajt e fundit. Dhjetëra të tjerë
ShkoLartë