qeveria ne detyre mban mbledhje dhe merr disa vendime 6a1e8af308f2d

Qeveria në detyrë mban mbledhje dhe merr disa vendime

June 2, 2026
1 minut lexim

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme në fushën e shëndetësisë dhe zhvillimit.

Në këtë mbledhje është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, një hap i ri institucional në sistemin shëndetësor të vendit, transmeton “Bota sot”.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 400,000 euro, të cilat do të shfrytëzohen për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe ndarjen e mjeteve në vlerë prej 153,000 euro, për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të “OctoberTech”, një iniciativë që bashkon disa prej eventeve më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulm masiv rus ndaj ukraines 11 te vdekur 6a1e8666a665a
Lajmi i mëparshëm

Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, 11 të vdekur

rama do ta transformojme pallatin e kongreseve duke ruajtur identitetin e tij 6a1e8b6f6075e
Lajmi i radhës

Rama: Do ta transformojmë Pallatin e Kongreseve duke ruajtur identitetin e tij

Të fundit nga

ShkoLartë