Drejtuesit e skuadrës së Trabzonsporit ndoqën ndeshjen Maqedoni – Gjeorgji, ku u njoftuan më afër me shqiptarin Ezgjan Alioski.
Edhe pse Maqedonia e humbi ndeshjen, fakti mbetet se skuadra turke është seriozisht e interesuar për të sjellë në radhët e saj Alioskin.
Kampioni i Turqisë është interesuar për nënshkrimin e futbollistit shqiptarë, të cilin e kërkonte sezonin e kaluar, kur u largua për në Arabinë Saudite.
Tashmë Trabzonspor e dëshiron fort në radhët e tij, andaj po kërkon zgjidhje se si të blejë kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në vitin 2023.
Nëse të dyja palët nuk arrijnë të bien dakord për kompensimin, atëherë ekziston mundësia e huazimit deri në fund të sezonit dhe më pas nënshkrimi si lojtar i lirë.
Sipas mediave turke, menjëherë pas përfundimit të detyrave ndaj kombëtares dhe ndeshjes me Gjibraltarin, Alioski do ët niset drejt Turqisë për të firmosur me Trabzoni.
Në rast se firmos kontratën e re, Alioski do të luajë me skuadrën turke në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.