Mickoski: Bullgarët në Kushtetutë, nëse ka garanci se është kërkesa e fundit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimeve të fundit me ministren e jashtme bullgare Teodora Gençovska dhe komisionerin për Zgjerim të BE-së Oliver Varheji, nuk është aspak optimist për çështjen e rrugës evropiane të Maqedonisë dhe veton nga Sofja.

“Nuk mund të flas për detaje tani, nuk është kulturore, por përshtypja ime është se nuk mund të arrihet zgjidhje”, tha Mickoski në një intervistë për Prizma.

Edhe pse ndryshe nga skena politike bullgare, e cila këto ditë po vlon për çështjen maqedonase, Mickoski duket më i përmbajtur se më parë dhe thotë se zgjidhja e mundshme në këtë moment nuk do të ishte e favorshme sepse “nuk ka distancim nga rezoluta e miratuar nga parlamenti bullgar në nëntor 2019″.

Lideri i VMRO-DPMNE-së thotë se do të votojnë kundër nëse në Kuvend vjen propozim, që kërkesat bullgare të jenë pjesë e kornizës negociuese me Bashkimin Evropian.

Qëndrimin “kundër” e mbështet me shpjegimin se ajo do të “thotë të asimiloheni, të bullgarizoheni dhe të bëheni pjesë e BE-së, ose nuk do të jeni kurrë pjesë e BE”.

Mundësitë që bullgarët të hyjnë në Kushtetutën e Maqedonisë, diçka në të cilën insiston fuqishëm udhëheqësia bullgare, si kusht për të hequr veton,Mickoski nuk e hedh poshtë në mënyrë decide. Përndryshe, ai e lë këtë mundësi, por me parakushte që duhet t’i përmbushë pala bullgare. Një prej tyre është që Bullgaria “të obligohet se kjo të jetë kërkesa e tyre e fundit”.

Si “shumë i rëndësishëm për ne, veçanërisht në negociatat me Bullgarinë”, Mickoski e përmend procesin në të cilin Kisha Ortodokse e Maqedonisë pritet të marrë Tomosin. “Po bëhet një dallim i qartë identitar me besimtarët e tjerë në Ballkan”, tha ai, duke hedhur poshtë pikëpamjet se zgjidhja e mosmarrëveshjes shumëvjeçare mes kishës serbe dhe maqedonaseishte pasojë e Marrëveshjes së Prespës.

“Njësoj siç ishte tomosi në patriarkanën e Athinës apo Patriarkanën e Moskës”, iu përgjigj Mickoski vërejtjeve se tomosi me gjasë do t’i lëshohet Kryepeshkopatës së Ohrit dhe jo Kishës Ortodokse Maqedonase.

“Përderisa në Kushtetutë, në statutin e kishës ortodokse maqedonase dhe në lutje qëndron fjala maqedonas, do ta ketë mbështetjen time”, tha Mickoski.

Bisedën e plotë me liderin e VMRO-DPMNE-së në të cilën flet për aktgjykimin për “Talir 2” me të cilin do të konfiskohet një pjesë e madhe e pasurisë së partisë, përfshirë edhe selinë, si dhe qëndrimin e tij për koalicion të mundshëm me BDI-në, mund ta lexoni këtu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptari firmos me Trabzonsporin, pas sfidës me Gjibraltarin?!

Story i radhës

Radev: Kabineti ta mbajë veton për Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish