Shqiptarët, BE-ja dhe lufta ruso-ukrainase

February 25, 2022
1 minut lexim

Tani që Rusia sulmoi Ukrainën, a po ndërgjegjsohet tani më në fund BE-ja , dhe a po e kuptojnë më në fund atë se shqiptarët në Ballkan janë pengesë dhe kundër këcënimit rus ndaj Europës?

A po e kuptojnë tani europianet dhe a e pranojnë gabimin e rëndë me pasoja tragjike që Europa u ka shkaktuar shqiptarëve në vitin 1913, kur e coptoi Shqipërinë dhe ua dha trojet shqiptare sllavëve, serbëve dhe grekëve?

Pse Europë dhe BE vazhdoni akoma me shqiptarofobi për faktin se shqiptarët janë populli autokton dhe më i vjetër i Europës?

Pse pra i mbani shqiptarët, popullin më proeuropian, jashtë dhe larg dyerve të BE-së?

Ju BE pse bëni sikur nuk e dini se pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkan janë Shqipëria, SHBA dhe Turqia, dhe këtu kur themi Shqipëria kuptohet dhe përfshihen edhe Kosova dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Dhe pse Ju BE-ja që mbaheni si kampion lirish e të drejtash njerëzore, pse nuk i pranoni akoma shqiptarët në BE dhe po ashtu as Turqinë, apo mos vuani akoma nga islamofobia dhe nga mentaliteti fanatik kryqtaro-mesjetar?

Dhe sot në rajon dhe më gjërë askush më shumë se sa shqiptarët , Shqipëria dhe Kosova nuk janë më pro SHBA-ve, NATO-s e BE-së në mbështetje të Ukrainës dhe kundër pushtimit rus. Prandaj gjithmonë SHBA-të mbeten aleat i madh e besnik i shqiptarëve për sigurinë kombëtare, zhvillimin e integrimin, sepse SHBA janë mbështetësit e shqiptarëve edhe për integrimin dhe antarësimin e Shqipërisë e Kosovës në BE.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diktatori përkrah diktatorit: Al-Assad i Sirisë mbështet çmendurinë e Putinit

Story i radhës

Таkim Osmani-Selakoviq

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë