Shqipëria, nëpërmjet Kryeministrit Edi Rama, në dy binar me politikën e saj karshi antarësimit të Kosovës në BE

March 17, 2022
min lexim

Invazioni i Rusisë në Ukrainë ka marr përmasa tragjike të një lufte me gjakderdhje të mëdha të popullit të Ukrainës i cili në mënyrë heroike është duke u mbrojtur në vendin e vetë nga agresioni rus i pajustifikuar dhe me asgjë i provokuar nga ukrainasit. Rreziku në përmasa më të gjëranë Europë nga kjo luftë është gjithnjë e më i dukshëm dhe që kulmon me kërcnimin e shkallës më të lartë të Rusisë që çon në asociim të një lufte bërthamore.Për këtë arsye disa shtete përrreth Ukrainës janë duke shiquar pozicionin e tyre lidhur me mbrojtjën dhe sigurinë shtetërore e ushtarake karshi sulmit eventual nga Rusia, dhe mundësinë e antarësimit të tyre në aleancën mbrojtëse të NATO-s. Meqë situatë e tillë lufte nëpërmjet të Serbisë ekspansioniste, ku Rusia ka ndikim të madh, mund të zhvillohet edhe në Ballkan, Kosova ka shprehurtani interesimin edhe më të fuqishëm qësa më parë të bëhet antare e BE si dhe ka formuar grupin punues për antarësim të Kosovës nëNATO. Kosova edhe më herët, që nga shpallja e pavarësisë, ka shprehur interesimin e pa lëkundër të pranohet si shtet i pavarur dhe suveren nga të gjitha shtetet tjera në botë dhe të ketë stabilitet dhe paqë në Ballkan.

Shqipëria është ndër shtetet e para e cila e ka pranuar shtetin e pavarur dhe suveren të Kosovës. Në BE, ku Kosova aspiron të bëhet antare, 22 shtete e kanë pranuar shtetin e Kosovës. Ndërkaq, siç dihet, pesë shtete tjera,Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja, refuzojnë edhe më tutje ta bëjnë pranimin e shtetit Kosovës. Ato pesë shtete janë të dezorientuarapa masë me faktin se vetë Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama, nëpërmjet projektit ”Ballkani i Hapur”, i cili e parashef Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, e mohon ekzistencën e pavarësisë dhe suverenitetit të Kosovës. Në këtë mënyrë projekti “Ballkani i Hapur”, të cilit i prijnë Vuçiq dhe Rama, në radhë të parë e inkurajon Serbinë për qëndrim anti-Kosovë, por në anën tjetër, ashtu kolektivisht si gjashtë shtete të Ballkanit të organizuara si ekipë reprezentative e rajonale ballkanike, ndikon patjetër që edhe të tjerët të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, Edi Rama,i obsesionuar pas këtij projekti, bënë përpjekje tragjikomike që edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili kategorisht dhe me indinjatë të thellë që në fillim e ka refuzuar atë projekt të konsideruar si projekt serbo-rus, më në fund ta pranon atë projekt, dhe ashtu Albin Kurti ”t´i mëshon shqelm” pavarësisë së shtetit Kosovës.

Duke pasë parasysh situatën e krijuar në Ukrainë ekzistojnë angazhimet reale të shumë shteteve europiane me ndikim, që të bëhen përshpejtime dhe Kosova të pranohet sa më shpejt në BE, si dhe  për këtë qellim të bëhet presion në ato pesë shtete që edhe ato ta pranojnë shtetin e Kosovës. Por angazhimi i përkushtueshëm tejmase i Edi Ramës rreth zbatimit të projektit “Ballkani i Hapur” vepron në kahje të kundërt. Ai angazhimi Edi Ramës realisht i pengojnë ato pesë shtete ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. I pengojnë në atë aspekt që rezulton se Kryeministrat e atyre shteteve e kundërshtojn Kryeministrin e Shqipërisë në një rol të tyre në cilësinë  “më katolik se Papa”. Kuptohet se në mendësinë e tyre ato shtete bartin përgjegjësindaj votuesëve të vetë dhe gjejnë arsyetimkur mendojn si ta pranojnë ato Kosovën si shtet të pavarur kur Edi Rama nëpërmjet projektit “Ballkani i Hapur “ e mohon ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.Dhe në vazhdimarsyetimi,vallë, mbetët në ata që të konfrontohen me Kryeministrin e Shqipërisë për interesa të shqiptarëve? Të pohojnë atë që Kryeminstri Edi Rama e mohon?!

Prandaj tani është pikërisht momenti i fundit që Shqipëria të reflektojë në mënyrë konstruktive e këtë segment të politikës së vetë karshi Kosovës ta vë definitivisht në binar të duhur, në këtë moment esencial historik të mos e dëmton edhe më tutje Kosovën dheato pesë shtete mos të jenë në ndikim të vazhdueshëm negativ të Shqipërisë me ”Ballkanin e Hapur” dhe kështu mos të pengohen shtetet tjera me ndikim që t´i bindin ato pesë shtete që edhe ato ta pranojnë shtetin e Kosovës dhe Kosova të ec drejt antarësimit në BEsi dhe në NATO.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-kryetari i Melitopolit tregon detaje të kidnapimit

Story i radhës

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore që ndodhën sot në Ukrainë

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë