Përmbledhje e ngjarjeve kryesore që ndodhën sot në Ukrainë

Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore që ndodhën sot:

-Të paktën 21 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, kur forcat ruse bombarduan të enjten në mëngjes një qytet në Ukrainën lindore, njoftuan autoritetet ukrainase.

-Ekipet e Emergjencave kanë vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e teatrit të shkatërruar në Mariupol.

-Ministri ukrainas i Mbrojtjes ka kërkuar që të gjithë ta quajnë Putinin kriminel lufte.

-Autoritetet në Mariupol thanë se deri në 90 për qind e ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga bombardimet e përditshme të qytetit nga forcat ruse.

-Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten pushtimi rus i Ukrainës ka qenë një “shok” për aleancën e NATO-s.

-OKB tha se fëmijëve ukrainas po u mohohet fëmijëria​ si pasojë e luftës.

-Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis tha se e “Putini duhet të mposhtet në Ukrainë”, që sipas tij do të rezultonte me “fundin e putinizmit”.

-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se një shtetas amerikan u vra në Ukrainë në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.

-Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga qyteti që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

-OBSH ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

-Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, ka thënë se vendi i tij nuk mund të pranojë më refugjatë nga Ukraina.

-Italia është e gatshme të rindërtojë teatrin e shkatërruar të Mariupolit, i cili u shkatërrua nga një sulm me bombë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëria, nëpërmjet Kryeministrit Edi Rama, në dy binar me politikën e saj karshi antarësimit të Kosovës në BE

Story i radhës

Përfundon me sukses trajnimi i radhës i UEFA-s mbi sigurinë në finalen e Conference League

Të fundit nga