Shpëtohet edhe një grua, 257 orë pas tërmeteve në Turqi

42-vjeçarja Neslihan Kiliç është shpëtuar nga ekipet në Kahramanmarash, që ishte epiqendra e termeteve që ndodhën javë më parë në Turqi.

Një grua është shpëtuar me lëndime, 257 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore javën e kaluar, raporton Anadolu.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmarash, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca.

Sipas shifrave të fundit, mbi 36 mijë njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Monaco ka përmbysur gjithçka në Gjermani

Story i radhës

15 vjet Pavarësi/ Grubi: Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore

Të fundit nga