VV: Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë

Sot ka hyrë në fuqi programi Kompakt i Kosovës me MCC-në. E nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë.

Në reagimin nga kjo parti në faqen zyrtare thuhet se 236.7 milionë dollarë është vlera e investimit. 202 milionë prej tyre grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovë.

“Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë. 236.7 milionë dollarë është vlera e investimit. 202 milionë prej tyre grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovë.Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në deklaroi që nga sot hyn në fuqi programi Kompakt me MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë.

Me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë’”, thuhet nga VV-ja.

Story i mëparshëm

Kerquki: Dorëzimi i VLEN-it tek VMRO-ja e ka trimëruar Mickoskin për deklarata fashiste anti-shqiptare! Shqiptarët të mos e lejojnë…

Story i radhës

Ali Ahmeti i përgjigjet Siljanovskës: Kam qenë luftëtar i lirisë, nuk kam qenë mercenar dhe dezertor

Të fundit nga