Formacionet Bayern – Real

Mbrëmja e sotme rezervon një nga takimet më elitare në rang klubesh, aty ku Bajern Mynih dhe Real Madrid do “përplasin brirët” në mitikun e “Allianz Arena”.

Një ndeshje jo rrallë herë e shikuar në kompeticionin më të madh europian për klube. 2 skuadrat vijnë nga sezone komplet të ndryshme. Real Madrid eliminoi Mançester Sitin në raundin çerekfinal për të ardhur deri këtu, dhe për momentin mund të themi që e kanë siguruar edhe titullin kampion në La Liga për këtë vit. Bajern Mynih po kalon një makth të vertetë. Kishte vite që klubi gjerman nuk ka qenë në një formë kaq të dobët, ku janë eliminuar nga Kupa dhe kampionatin ja ka “rrëmbyer” për të parën herë pas 11 vitesh, “aspirinat” e Bajer Leverkusen.

Ka ardhur momenti deçiziv i fateve të sezonit. Këtë e din më mirë edhe vetë trajnerët e secilës skuadër që sonte do të luajnë me 11 lojtarët e tyre më të mirë. Karlo Ançeloti si gjithmonë e publikon formacionin e skuadrës së tijë më përpara se kundërshtari, dhe kështu ka ndodhur edhe sot, ku italiani ka bërë të ditur rreshtimin e madrilenëve 2 orë para nisjes së takimit.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-1-2) : Lunin; Vazkez, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tukameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius | Trajner: Karlo Ançeloti

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Kimish, Dajer, Kim, Mazraui; Laimer, Gorecka; Sane, Myler, Musiala; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel.

Story i mëparshëm

Vdes pioneri i drum & bass, MC Conrad

Story i radhës

Kerquki: Dorëzimi i VLEN-it tek VMRO-ja e ka trimëruar Mickoskin për deklarata fashiste anti-shqiptare! Shqiptarët të mos e lejojnë…

Të fundit nga