15 vjet Pavarësi/ Grubi: Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë.

Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në vend dhe ambasadorit Florian Qehaja u bëmë sot bashkë për të përcjellur urimet tona me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Si në çdo përvjetor rifreskuam kujtesën mbi qendresën heroike të popullit të Kosovës, reflektuam mbi lidhjen tonë të pashkëputshme kombëtare dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe për t’i dhënë fund gjenocidit.

Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore për të vazhduar rrugën e saj të zhvillimit.

Uroj që përvjetorët e rradhës të jenë triumf i synimeve të progresit dhe hapërim i përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=745661706923350&set=pcb.745661903589997
Story i mëparshëm

Shpëtohet edhe një grua, 257 orë pas tërmeteve në Turqi

Story i radhës

Këshilla e Arbër Hajdarit për çiftin Kiara-Luiz

Të fundit nga