Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shtetasi në fshatin Rëmenj të Pogradecit.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar komshiu, i cili kishte shkuar të ndihmonte në neutralizimin dhe fikjen e zjarrit që ishte shkaktuar si pasojë e rrjedhjeve të bombolës së gazit.
Grupi hetimor dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.