Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbuluar se katër ish-punonjës policie kanë shpërdoruar detyrën.
Ku, dy prej tyre janë përfshirë dhe në kultivim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivët.
Dy prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.