Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do të nisë sot procesin mësimor në javën e pestë të grevës.  Kështu ka njoftuar drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku.

Shkolla në fjalë vendosi që grevën ta zëvendësojnë me protestë e cila do të mbahet çdo ditë para hyrjes së objektit shkollor.

Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022! Ne, njëzëri u dakorduam që grevën ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kërkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt drejtori i shkollës!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se greva e thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 25 gusht tashmë ka hyrë në javën e pestë, pjesë e së cilës është edhe arsimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sporti shihet si rruga e duhur për largimin e fëmijëve nga telefonat dhe aktivitetet e dëmshme

Story i radhës

Nxënësit e “Muhamet Akif” protestë para Kryeministrisë për mbylljen e shkollës/ Rama: Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin!

Të fundit nga

Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, Real Madridi arriti një