Nxënësit e “Muhamet Akif” protestë para Kryeministrisë për mbylljen e shkollës/ Rama: Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e nxënësve të “Muhamet Akif” për mbylljen e kolegjit.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nxënësit po protestojnë kundër pronarëve, që sipas tij shitën godinën dhe shkuan diku tjetër pa respektuar rregullat e ligjit.

Rama thekson se Ministia e Arsimit ka respektuar ligjin, njësoj si në rastet e tjera.

Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Story i radhës

Një ‘PriFest’ ndryshe pa Vjosa Berishën, Dua Lipa bën postimin e ndjerë për regjisoren

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish