Shkëndija në Shtip

min lexim

Rikthehet Kampionati i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija udhëtoi sot për në qytetin e Shtipit për t’u përballur (16.00) me ekipin e Bregallnicës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të të kampionatit.

Tani kur kampionati hyn në fazën finale, me gjashtë ndeshje deri në përfundim të këtij sezoni garues, kuqezinjtë do të kërkojnë patjetër të kthehen me fitore nga Shtipi.

Të dyja skuadrat për herë të fundit u takuan në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndeshje kjo të cilën e fitoi Shkëndija me golin e sllovakut Jan Krivak.

Shkëndija dhe Bregallnica gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 48 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 26 fitore, Bregallnica ka 13 fitore, përderisa 9 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Jessie Djou, tha: “Çdo ndeshje e ka presionin e vet, por ne gjithmonë hyjmë në fushën e blertë për të fituar. Normalisht se çdo lojtar duhet të jep maksimumin në aspektin individual, por ne kohët e fundit jemi duke funksionuar mirë edhe si grup.

Pavarësisht rezultateve të fundit, ne kemi bërë ndeshje mjaft të mira. E kemi dominuar çdo kundërshtar në të gjitha ndeshjet, qoftë kur kemi luajtur në shtëpi qoftë kur kemi luajtur në cilësinë e mysafirit. Kështu mesiguri se do ta dominojmë edhe ndeshjen në Shtip, dhe pasi që në këtë ndeshje tre pikët na nevojiten shumë besoj se prej atje do të kthehemi me fitore”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Stojançe Trpçevski, do t’i ndihmojnë Dragan Trpçevski dhe Dushko Panov, që të tre nga Kavadari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kiril Smokvoski nga Prilepi.

Egzon Bejtullai është rikuperuar nga një dëmtim fizik që e la jashtë kombinimit në xhiron paraprake dhe në këtë ndeshje do të jetë i gatshëm për lojë. Poashtu edhe të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.

Bregallnica: Pozita momentale: Bregallnica gjendet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 38 pikë të tubuara. Bregallnica veç më e ka të siguruar mbijetesën në ligë, por tani më nuk ka asnjë gjasë minimale që të kap një vend që shpie në garat evropiane.

Ecuria: Bregallnica në pesë xhirot e fundit në ligë ka regjistruar një fitore, dy humbje dhe dy barazime. Në ndeshjen e xhiros së kaluar barazoi në Shkup me ekipin e Makedonija Gj.P. me rezultatin 1:1.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska me thirrje ndaj edukatoreve në çerdhe: Pranoni fëmijët

Story i radhës

Publikohet videoja ‘e nxehtë’ e Monika Lubonjës dhe Arjola Demirit që po ‘thyen’ rrjetin

Të fundit nga