shkeli perimetrin e sigurise me mjet lundrues gjobitet drejtuesi 6a1335865f065

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet drejtuesi

May 24, 2026
1 minut lexim

Një person është gjobitur me 500 mijë lekë pasi shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh në Dhërmi.



Gjithashtu, Policia Kufitare bëri edhe bllokimin e mjetit lundrues.

“Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh. Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues gomone me drejtues shtetasin F. D. Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj”, lexohet në njoftimin e policisë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen ne jemi aty ku bdi nuk ishte kurre kunder cdo perpjekje qe e largon vendin nga rruga euroatlantike 6a13238d59151
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Ne jemi aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo përpjekje që e largon vendin nga rruga euroatlantike

mickoski prokurorise qe shpik arsyetime i them se durimit po i vjen fundi 6a133e610b706
Lajmi i radhës

Mickoski: Prokurorisë që shpik arsyetime i them se durimit po i vjen fundi

Të fundit nga

ShkoLartë