mickoski prokurorise qe shpik arsyetime i them se durimit po i vjen fundi 6a133e610b706

Mickoski: Prokurorisë që shpik arsyetime i them se durimit po i vjen fundi

May 24, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se durimit po i vjen fundi ndaj, siç tha, pjesës së Prokurorisë që “shpik arsyetime”, duke kërkuar reagim më të shpejtë dhe drejtësi për qytetarët, transmeton TV21.

Në fjalimin e tij me rastin e 24 Majit në Ohër, Mickoski tha se nuk do të heshtë për gabimet e institucioneve dhe se do të vazhdojë presioni ndaj atyre që, sipas tij, pasurohen në kurriz të qytetarëve.
“Duhet ta pranoj se as unë nuk jam plotësisht i kënaqur dhe mendoj se mund të bëhet shumë, shumë më mirë dhe me rezultate shumë më të shpejta. Askush të mos mendojë se nuk i dëgjoj britmat e njerëzve që tallen me drejtësinë, që mendojnë se janë të pathyeshëm dhe se e kanë mashtruar drejtësinë. Sot ata janë kritikët më të zëshëm të pushtetit dhe mashtrues të maskuar që shqetësohen më së shumti se nuk ka drejtësi. Atyre, dhe asaj pjese të Prokurorisë që gjithnjë e më shpesh shpik arsyetime, u them se durimit po i vjen fundi dhe se drejtësia duhet të arrijë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se, pavarësisht arsyetimeve që dëgjon, durimi po shteron dhe puna e institucioneve po ndiqet me kujdes.
“Nuk do të hesht as kur mendoj se po bëhen gabime, e as kur vlerësoj se duhet reaguar më shpejt, sidomos kur sirtarët e institucioneve mbushen me kallëzime dhe padi për të cilat Prokuroria duhet të veprojë më shpejt. Nuk hyra në politikë për të shpikur arsyetime, por për të vendosur rend, për të sjellë drejtësi dhe sundim të ligjit. Nuk do të heq dorë nga presioni ndaj atyre që pasurohen mbi fatkeqësinë e popullit. Kjo është shansi i fundit i këtij brezi për të krijuar diçka me vlerë që do të mbetet për brezat e ardhshëm”, deklaroi kryeministri.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkeli perimetrin e sigurise me mjet lundrues gjobitet drejtuesi 6a1335865f065
Lajmi i mëparshëm

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet drejtuesi

kapet autobus nga gjermania ne tetove pasagjerit i gjenden afro 35 mije euro te padeklaruara 6a133fad0425d
Lajmi i radhës

Kapet autobus nga Gjermania në Tetovë: Pasagjerit i gjenden afro 35 mijë euro të padeklaruara

Të fundit nga

ShkoLartë