kapet autobus nga gjermania ne tetove pasagjerit i gjenden afro 35 mije euro te padeklaruara 6a133fad0425d

Kapet autobus nga Gjermania në Tetovë: Pasagjerit i gjenden afro 35 mijë euro të padeklaruara

May 24, 2026
1 minut lexim
705267823 1287230683587456 3221596029692790989 n

Sot (24.05.2026), nga zyrtarë policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensationale pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, në zonën e SPB Tetovë është ndaluar një autobus “Mercedes”, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga fshati Dobrosht i Tetovës, i cili qarkullonte në linjën Gjermani-Maqedoni.
​Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje transporti. Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer te njëri nga pasagjerët, F.I. (20) nga Tearca e Tetovës, janë gjetur pesë zarfe me prerje të ndryshme monedhash, në vlerë të përgjithshme prej 34.965 eurosh, të cilat i njëjti i kishte futur përmes Vendkalimit Kufitar Tabanoc pa i deklaruar, si dhe nuk posedonte asnjë dokument për pronësinë dhe origjinën e parave.
​Masat ligjore: Personat janë privuar nga liria sipas nenit 278 “kontrabandë” nga Kodi Penal dhe nenit 29 të Ligjit për Operacione Devizore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski prokurorise qe shpik arsyetime i them se durimit po i vjen fundi 6a133e610b706
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Prokurorisë që shpik arsyetime i them se durimit po i vjen fundi

Të fundit nga

ShkoLartë