policia turke hyn ne seline e partise opozitare per te larguar udheheqjen e 6a1351a600029

Policia turke hyn në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e…

May 24, 2026
min lexim

Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare të dielën për të larguar udhëheqjen e saj të shkarkuar.



Re të gazit lotsjellës u përhapën brenda ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP), ndërsa personat brenda bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes, teksa policia arriti të çante një barrikadë të improvizuar.

Nuk është e qartë nëse ka të lënduar nga trazirat.

Një gjykatë turke e kishte shkarkuar liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, të enjten, duke anuluar rezultatet e kongresit të partisë ku ai ishte zgjedhur në vitin 2023, duke përmendur parregullsi. Të dielën, guvernatori i Ankarasë urdhëroi largimin e personave që ndodheshin brenda selisë.

Gjykata riktheu në vend të Ozelit ish-kryetarin e CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet kombëtare të vitit 2023.

“Jemi nën sulm”, tha Ozel përmes një video-mesazhi të publikuar në X, teksa po ndodhte intervenimi i policisë. Ai u zotua se do të qëndrojë në ndërtesë dhe do të rezistojë.

“Edhe nëse përpiqen të na largojnë nga këtu, ne do të vazhdojmë marshimin tonë drejt pushtetit në rrugë”, tha ai, duke u bërë thirrje mbështetësve të CHP-së të tregojnë solidaritet dhe të mbrojnë zyrat e partisë.

Udhëheqja e larguar e CHP-së, nën Ozelin, ka dënuar vendimin e gjykatës duke e cilësuar si “puç gjyqësor” dhe Ozel është zotuar se do ta apelojë vendimin dhe do të qëndrojë “ditë e natë” në selinë e partisë në Ankara.

Ozel bëri thirrje të shtunën që të mbahet një kongres i ri partiak sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa Kilicdaroglu ka thënë se kongresi do të mbahet në një kohë “të përshtatshme”. Deputetët e CHP-së të shtunën zgjodhën Ozelin si udhëheqës të grupit parlamentar të partisë.

Zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Turqi janë caktuar për vitin 2028, por ato do të duhej të mbaheshin më herët nëse Erdogani, që është 72 vjeç dhe përballet kufizimit të mandatit presdiencial, dëshiron të garojë sërish.

Qeveria turke, ndërkaq, mohon kritikat se përdor gjykatat për të shënjestruar rivalët politikë, duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

Mediat shtetërore raportuan të shtunën se policia turke kishte ndaluar 13 persona në kuadër të një hetimi lidhur me kongresin e vitit 2023. Ata përballen me akuza për shkelje të ligjit për partitë politike, pranimin e ryshfetit dhe pastrimin e aseteve të përfituar përmes veprave penale./ REL

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kapet autobus nga gjermania ne tetove pasagjerit i gjenden afro 35 mije euro te padeklaruara 6a133fad0425d
Lajmi i mëparshëm

Kapet autobus nga Gjermania në Tetovë: Pasagjerit i gjenden afro 35 mijë euro të padeklaruara

mexhiti ka nisur rrenimi i perandorise se kredive te shpejta zullumit po i vjen fundi 6a135bce50bae
Lajmi i radhës

Mexhiti: Ka nisur rrënimi i perandorisë së kredive të shpejta, zullumit po i vjen fundi

Të fundit nga

ShkoLartë