vlen ne jemi aty ku bdi nuk ishte kurre kunder cdo perpjekje qe e largon vendin nga rruga euroatlantike 6a13238d59151

VLEN: Ne jemi aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo përpjekje që e largon vendin nga rruga euroatlantike

May 24, 2026
1 minut lexim
2024 03 vlen llogo jpg

Nga partia VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë që sa më shumë që BDI flet për ndikimin serb, aq më shumë i dalin gjurmët e veta.

“Ballkani i Hapur, Ohri, Shën Naumi dhe tani edhe Vlladimir Stajiq, konsulli i nderit i Serbisë në pritjet zyrtare të Bujar Osmanit.
Prandaj, zhurma nuk u kryen punë. Tani le të dalin dhe të përgjigjen për Stajiqin, për fotografitë e për allashverishet që po u dalin në shesh.

Bujar Osmani duhet të përgjigjet qartë. Kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin? Pse, në kohën kur Bujar Osmani krekosej me kryesimin e OSBE-së, Stajiqi ishte në pritje zyrtare si konsull i nderit i Serbisë në Maqedoninë e Veriut? Kush e ftoi? Çfarë raporti kishte me të? Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën.

Sa herë që BDI pyet ku është VLEN-i, përgjigjen do ta marrë prerë. VLEN është aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo ndikimi serb, kundër çdo projekti që dëmton Kosovën dhe kundër çdo përpjekjeje për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga euroatlantike”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump nuk do te nxitohemi per marreveshje me iranin 6a13196b02d64
Lajmi i mëparshëm

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje me Iranin

Të fundit nga

Skandalet e korrupsionit, spanjollët protestojnë në Madrid

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në protestë në Madrid të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, pas një serie skandalesh korrupsioni që kanë goditur qeverinë e tij. Sipas autoriteteve, të paktën shtatë policë
ShkoLartë